Si të flini kur s’ju zë gjumi?
Zgjerohuni dhe relaksohuni: Nëse i çlironi të gjithë muskujt, mund ta përgatitni trupin për gjumë. Eksperti Charles Linden thotë: shtrihuni në krevat, merrni frymë nga hunda dhe filloni t’i lëvizni gishtat e këmbës. Pastaj, filloni nga barku, krahët, gjoksi, duart. Pasi t’i keni relaksuar këto, keni çliruar muskujt një nga një. Dhe nëse keni shkuar nga koka deri tek këmbët, frymëmarrjen e keni liruar dhe e keni bërë gati për gjumë.
Provoni të rrini zgjuar: Sfidoni veten të mos flini. Mendja juaj do të lodhet. Ky quhet një gjumë paradoks. Mbani sytë gjysmë të hapur dhe thoni vazhdimisht vetes “Rri zgjuar, rri zgjuar”. Truri nuk i percepton negativitetet mirë, kështu që e interpreton këtë si një udhëzim për të fjetur, muskujt e syrit lodhen shumë dhe fillon të ju marrë gjumi.
Mendoni për ditën tuaj: Kujtoni vazhdimisht çka keni bërë gjatë tërë ditës, që kjo t’i japë një urdhër mendjes suaj. Kujtoni bisedat dhe tingujt që i keni bërë dhe dëgjuar gjatë ditës. Kjo ndihmon që të arrijë lodhja dhe mendja juaj bëhet gati për gjumë.
Rrotulloni sytë: Nëse i mbyllni sytë dhe i rrotulloni 3 herë në ditë, kjo mund ta lodhë mendjen. Kjo stimulon mendjen dhe natyrshëm ju filloni të jeni të përgjumur.
Vetëm paramendoni: Imagjinoni veten sikur jeni në një vend tropikal, duke u relaksuar në plazh me det, duke ecur nëpër fusha të mbushura me lule… Dhe përderisa ju e imagjinoni veten në vende ku jeni të lumtur, vazhdoni të mendoni për erën e luleve, mendoni rërën ose barin në këmbët tuaja, mendoni se po dëgjoni ujin përfundi barkës, kështu ju filloni të ndiheni të relaksuar dhe trupi fillon të ju lëshojë.
Prekeni veten: Ka pjesë të trupit që nëse i prekni, ju sjellin gjumin. Vendoseni gishtin e madh të dorës në mes të vetullave dhe përmbi hundë. Mbajeni për 20 sekonda, lëshojeni ngadalë dhe filloni të merrni frymë. Këtë gjë praktikojeni dy herë radhazi.
Merrni frymë: Frymëmarrja e natyrshme ngadalësohet dhe ju filloni të bini në gjumë. Sugjerohet që ta ndizni një dritë të vogël afër krevatit ku flini. Kështu, ngadalë, drita e vogël fillon që të krijojë atmosferën e lodhjes dhe automatikisht jeni gati për gjumë.
Formoni një listë për angazhimet: Nëse e bëni një listë se çfarë do të bëni gjatë ditës para se të flini, shkakton pagjumësi. Kjo ide ju bën të merakoseni dhe kështu mendja fillon të lodhet. Pra, para se të shtriheni për të fjetur, bëni një listë të vogël dhe atëherë jeni gati për gjumë.