Si të fitoni para nga YouTube? (E konfirmuar me 7 hapa)
Megjithatë, paratë do të ju vijnë nëse jeni të dedikuar dhe të gatshëm për të shfrytëzuar secilën mundësi. Më poshtë do të gjeni disa nga rrugët që ju sjellin më së shumti para.
- Krijoni një audiencë
Nëse askush nuk shikon videot tuaja, ju nuk mund të bëni para. Për të krijuar një audiencë ju duhet të bëni disa gjëra. Tërhiqni abonues, pëlqime dhe komente në mënyrë që algoritmet e YouTube të punojnë në favorin tuaj. Shtoni etiketa të ndryshme dhe tituj në mënyrë që videot e juaja të dallohen nga shumica.
- Komunikoni
Një audiencë e cila e di që ju jeni duke i dhënë vëmendje është ajo e cila do të ju sjell vëmendje juve në këmbim. Është e rëndësishme që të ktheni përgjigje në komentet që ju shtrojnë pyetje. Kjo do të ju sjell rangim më të lartë në algoritmin e YouTube. Konsideroni poashtu ndjekjen dhe abonimin në kanalet e ngjashme me tuajin. Duke zgjeruar kështu rrjetin ju do të keni audiencë më të madhe.
- Integroni reklamat e AdSense
Metoda kryesore e Google për të monetizuar llogarinë tuaj është përmes reklamave. Ju duhet të regjistroni llogarinë e juaj në YouTube për të pranuar monetizim dhe poashtu të regjistroheni për një llogari me AdSense dhe të klikoni në pullat adekuate gjatë ngarkimit të videove tuaja. Nëse përdorni përmbajtje që është në pronë të dikujt tjetër, ju mund të hasni në probleme me rregullat e YouTube dhe videoja juaj mund të bllokohet.
- Tërhiqni abonuesit ‘Red’
Shërbimi pa reklama, YouTube Red, mundet gjithashtu të ju sjell poashtu para në xhepat tuaj. Nësë një abonues Red shpenzon shumë kohë duke shikuar videot e juaja, ju do të merrni më shumë para. Nëse jeni regjistruar që të merrni para përmes AdSense, ju nuk duhet të bëni asgjë më tepër për të mbledur fonde nga YouTube Red.
- Gjeni sponsorë dhe bëni marrëveshje me firma
Pasi që kanali juaj të ketë arritur një madhësi të caktuar, ju mundeni që të tërhiqni promocione që paguhen. Nëse keni kanal të gjerë, reklamuesit mund edhe të vijnë tek ju me oferta të dëshirueshme.
- Pranoni donacione
Një audiencë e përkushtuar mund të jetë edhe bujare. Shumë krijues përmbajtjesh pranojnë donacione nga shikuesit e tyre përmes Patreon. Duke ua bërë të ditur shikuesve në fund të një videoje se janë të mirëseardhur të kontribojnë, mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbledhur më shumë fonde.
- Komercializoni
Mos e nënvlersoni entuziazmin e audiencës së dedikuar. Nëse krijoni besueshmëri, audienca juaj mund të bëjë reklamë të brendit tuaj. Ose së paku, të blej një maicë tuajën.
Nëse nuk dëshironi të krijoni shitoren tuaj, keni opsione të tjera. Spreadshirt mundet të printoj maicat tuaja në bazë të kërkesave dhe të mirret me dërgesat e porosive dhe të rezervave në vend tuajin. Në anën tjetër, Big Cartel do të ju ndihmojë të krijoni një shitore për ju. Nëse jeni duke komercializuar produktin tuaj, sigurohuni që e keni bërë të ditur këtë në kanalin tuaj. Krijoni një link në përshkrimet e videove ose krijoni video të posaçme të cilat janë të dedikuara për të promovuar produktet që jeni duke shitur.