Si të eliminoni erën e keqe të gojës, me këto metoda natyrale

Si të eliminoni erën e keqe të gojës, me këto metoda natyrale

Era e keqe e gojës, ose Alitosi siç njihet në mjekësi, shfaqet në çfarëdo momenti të jetës sonë. Shkaqet e shfaqjes së saj janë nga më të ndryshme.

Por, shkaku kryesor i erës së keqe të gojës është i lidhur ngushtë me problemet e sistemit të tretjes.

Era e keqe e gojës mund të jetë edhe simptomë e diabetit ose e irritimit të rreshtimit të zorrës (gastritit).

Por, në mënyra shumë të thjeshta dhe krejtësisht natyrale, ju mund ta luftoni këtë gjendje shëndetësore.

Karafili

Karafili është alternativa më e mirë natyrale. Mjafton të përtypni pak karafil dhe goja do fillojë të ketë aromë më të këndshme.

Erëza bimore

Problem i erës së keqe të gojës është i lidhur ngushtë me sistemin e tretjes, kështu që është mirë që të konsumoni erëza që ndihmojnë rreth sistemit të tretjes.

Nenexhiku

Një përbërës shumë i efektshëm natyral është edhe nenexhiku. Nenexhiku mund të përgatitet në këtë mnyrë: përzieni një lugë gjelle me nenexhik në një filxhan ujë dhe e zieni për 10 minuta. Lëngun e fituar e konsumoni pas secilit vakt.

Shpërndaje në: