Si të ekspozoheni në diell për një ngjyrë perfekte
Sezona e verës është koha që shumë nga ne e presim me padurim gjatë tërë vitit, sezona e pushimeve, koha për argëtim dhe relaks.
Pjesë e pa ndashme e kësaj periudhe është edhe ekspozimi në diell, ndërsa për ju që dëshironi të arrini një ngjyrë perfekte, pa dëmtuar lëkurën, kemi disa këshilla./periskopi.com
Përdorni gjithmonë krem mbrojtës nga dielli.
Duhet të dini se lëkura ripërtrihet çdo 10 ditë, në mënyrë të ngadalshme. Aplikoni një krem trupi që ju mbron nga dielli çdo dy orë, pasi të dilni nga uji. Kështu do të shmangni djegien.
Përdorni “scrub” para se të ekspozoheni në diell.
Nëse jeni duke kërkuar një “scrub” sa më natyral, mund të përdorni sheqer pluhur me mjaltë, ose kafe me vaj ulliri dhe me pak kripë. Masazhojeni lehtë trupin dhe në këtë mënyrë do të hiqen të gjitha pjesët e lëkurës së vdekur.
Sigurohuni që të pini shumë lëngje për të mbajtur lëkurën e trupit të hidratuar gjatë gjithë kohës.
Gjithashtu, përpara se të dilni të merrni rreze dielli, aplikoni një locion zbutës para se të vendosni kremin e plazhit.
Mos qëndroni në një pozicion më shumë se 20 minuta.
Sigurohuni që të ekspozoni të gjitha pjesët e trupit në diell.
Sytë nuk duhet të ekspozohen në diell.
Ndaj, duhet të përdorni patjetër një kapele dhe syze për t’u mbrojtur nga rrezet.
Mjekët rekomandojnë të shmangni diellin nga ora 10:00 – 04:00.
Gjatë këtij intervali kohor rrezikoni të digjni lëkurën dhe ta dëmtoni atë. Ekspozimi në diell në orët e tjera do t’ju dhurojë një ngjyrë të bukur prej çokollate.
Merrni rreze në shtretër të plazhit.
Nëse uleni në rërë apo sipër gurëve, dielli mund t’iu djegë dhe nuk do të përftoni rezultatin e dëshiruar.
Një dush pas rrezeve të diellit është gjithmonë i rekomandueshëm.
Pas dushit aplikoni një krem kundër djegies, për të qetësuar lëkurën.