Si të dukeni yll pa vënë fare rimel!
Për artistët e make up-it, rimeli është i lodhshëm dhe i besdisshëm, kurse për ne shumë i nevojshëm. Askush nuk do sy që ngjajnë të lodhur, pa jetë dhe qerpikë të heshtur. Gjithsesi, nëse ju ka humbur durimi, ekzistojnë disa hile që ju ndihmojnë për qerpikë të shëndetshëm dhe sy të mëdhenj, edhe pa përdorur fare rimel.
1
Mbani një kthyese qerpikësh në çantë. Është si një buzëkuq i ri.
2
Zgjidhni një penel të gjatë ose me një majë shumë të hollë dhe të lëngshëm për ta bërë qerpikun të duket edhe më të dendur. Rekomandohet ngjyra e zezë për brunet dhe ngjyra çokollatë për kokëkuqet dhe bjondet.
3
Përdorni një penel ngjyrë bezhë për sytë në pjesën e brendshme kur jeni të lodhura ose i keni sytë pak të skuqur. Kjo nuk lejon që sytë të duken të lodhur dhe i bën të duken më të mëdhenj.
4
Nëse keni nxirje poshtë syve, shtoni kontrastet duke gjurmuar konturet e syrit me laps me një ngjyrë të artë shampanje.
5
Përdorni një furçë të vogël kënddrejtë në rrënjët e qerpikëve për të zbehur ngjyrën e errët dhe hijet si dhe për të vënë në dukje sytë në mbrëmje.