Si të bëni byzylyk me kapëse
Shumë aksesorë mund t’i bëni edhe vetë në shtëpi me shumë pak punë, shpenzime dhe mjete, një shembull i tillë është edhe ky byzylyk që do u’a prezantojmë tani!
Materialet që ju nevojiten për realizimin e këtij byzylyku janë:
-Gjilpëra kapëse
-Rruaza me ngjyra
-Fije e trashë elastike
Realizimi:
Merrni gjilpërat dhe mbushini me rruaza duke alternuar ngjyrat në njërin krah. Mbasi t’i keni mbushur të gjitha gjilpërat merrni fijen dhe kalojeni njërën në një anë dhe tjetrën në anën tjetër të gjilpërës (shikoni foton).
Në fund lidheni fijen nyje dhe do të keni një byzylyk unik!/periskopi.com