Si ta realizoni maskën për heqjen e pikave të zeza në shtëpi vetëm me dy përbërës
Në treg ekzistojnë shumë maska të zeza për heqjen e pikave dhe pastrimin e papastërive në fytyrë. Megjithatë nuk jemi të sigurt nëse janë vërtetë efektive apo se çfarë përbërësish kanë. Çfarë mund të ishte më e sigurt se një maskë e bërë nga vetë ne në kushte shtëpie? Më poshtë mund të mësoni si të përgatisni një maskë në shtëpi me vetëm dy përbërës.
Gjithçka që ju duhen janë pak qymyr i aktivizuar dhe xhelatinë. Xhelatina përmban kolagjen natyral dhe penetron menjëherë në fytyrë dhe e bën atë më elastike. Ndërsa qymyri i aktivizuar than dhe zvogëlon poret, si dhe redukton aknet dhe pikat e zeza apo ato të bardha. Po ashtu, ai pastron në thellësi.
Përgatitja dhe përdorimi:
-Tretni një lugë gjelle xhelatinë në pak ujë të ngrohtë
-Shtoni një tabletë karboni të aktivizuar
-Aplikojeni masën në fytyrë me anë të një furçe dhe lëreni për 15 minuta
– Hiqeni me dorë dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë