Si ta përmirësoni disponimin tuaj për 12 minuta?

Si ta përmirësoni disponimin tuaj për 12 minuta?

Çka bëni kur jeni me disponim të keq? Ndoshta hani akullore apo qëndroni para televizorit. Apo ndoshta ju bëni diçka më të shëndetshme, sikur një ecje në natyrë, apo shkruani në ditarin e juaj.

Hulumtuesit në Universitetin e Shtetit të Ajovas kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër më të thjeshtë që të ktheheni në disponim të mirë. Kjo përfshin ndihmën që i bëni të tjerëve që ata të ndihen më mirë gjithashtu.

“Ecja dhe ofrimi i mirësisë ndaj të tjerëve në botë redukton stresin dhe rrit lumturinë dhe ndjenjat e lidhjeve sociale. Është një strategji e thjeshtë që nuk merr shumë kohë dhe që mund ta përfshini në aktivitetet e juaja ditore”, thotë Douglas Gentile.

Për këtë studim, Gentile dhe ekipi i tij kërkuan që studentët e universitetit të ecnin rreth ndërtesës në kampus për 12 minuta dhe të praktikonin një nga tre teknikat e ndryshme të dizajnuara për të ulur ankthin dhe për të rritur lumturinë.

Këto teknika janë:

Dashuria-mirësia: Studentëve iu dhanë këshilla që të shikonin njerëzit dhe të mendonin në vete: ”Dëshiroj për këtë person që të jetë i lumtur”. Ata ishin inkurajuar që këto mendime pozitive t’i donin me të vërtetë.

Ndërlidhjet: Studentët në grup shikuan njerëzit dhe menduan se në çka ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Për çdo ndjenjë apo shpresë të përbashkët që ata kishin, apo diçka edhe më të thjeshtë, sikur shkuarja në ligjërata të njëjta.

Krahasimi social: Këtu studentëve i ishte thënë të mendonin se në çka mund të ishin më të mirë se secili njeri që e takonin.

Kur hulumtuesit krahasuan të tre teknikat me anëtarët e grupit që ishin fokusuar vetëm në paraqitje, ata gjetën se ata që praktikuan dashuri dhe mirësi për njerëz që edhe ata të ishin të lumtur, edhe ata vetë u ndjenë më mirë. Ata u ndjenë më pak të shqetësuar dhe më shumë të lidhur, të dashur dhe të ndjeshëm.

Grupi që shikoi për mënyra se si mund të ishin të lidhur me të tjerët doli të ishte më i ndjeshëm dhe i lidhur. Studentët që krahasuan veten me të tjerët, gjithsesi, nuk arritën benefite dhe ishin më pak të dashur, të lidhur dhe të ndjeshëm se sa ata të grupit të parë.

Pra, mirësia është zgjidhja. Herën tjetër që ndiheni të shqetësuar dhe duke kërkuar ndonjë ëmbëlsirë që t’ju bëjë të ndiheni më mirë, ju mund që vetëm të mendoni mendime të bukura më mirë. Është një mënyrë e mirë që të shpenzoni 12 minuta. /Express/

Shpërndaje në: