Si ta pengoni rritjen e qimeve pas depilimit?
Meqë ditët e nxehta po vijnë, me to edhe sezoni i larjes në ambient të hapur, shumica nesh lë anash briskun e rrojës dhe preferon depilimin
Mirëpo, me depilim dhe lëkurë të lëmuar për një kohë të gjatë, ka edhe pakënaqësi dhe njëra ndër më të pakëndshmet gjithësi janë qimet e rritura.
Përse shfaqen?
Mund të shfaqen për shkak të dyllit të nxehtë të cilin e përdorin specialistët e kozmetikës, dyllit, cili përmban së tepërmi kimikate, apo për shkak të teknikës së keqe të depilimit me dyllë, kur specialisti eliminon lëkurën dhe nuk eliminon qimet bashkë me rrënjën (për shkak të kësaj lëkura do t’ju jetë më pak e lëmuar). Edhe për shkak të një gjëje – bartjes së rrobave.
Pilingu i rregullt, madje edhe para vetë depilimit, është zgjidhje kyç në pengimin e rritjes së qimeve. Përdorimi më efikas i pilingëve të butë në formë xhelesh, losionesh dhe tretjesh të cilat përmbajnë glikolinë, thartirë qumështi apo salicinë.
Si t’ia bëjmë nëse qimet rriten edhe me gjithë pilingun e rregullt? Atëherë fjala është për gjenetikën. Mbase në tërësi do të ndiqni hapat për të penguar rritjen e qimeve, mirëpo rritja është shumë më e shpeshtë te femrat me flokë të fortë dhe kaçurrelë.
Zgjidhja? Nëse ju rritjen qimet, pa marrë parasysh të gjitha këto që i përmendëm, gjithmonë do të gjeni shpëtim nëpërmjet eliminimit të qimeve me laser, për të cilat tretmanët nga viti në vit po bëhen gjithnjë e më të lirë dhe më të qasshëm.