Si ta pastroni trupin nga toksinat?

Si ta pastroni trupin nga toksinat?

Sistemi jonë i imunitetit është i ndërtuar në mënyrë brilante për të qenë i aftë t’i largojë toksinat përmes diarresë, gripave dhe vjelljes.

Por, nëse një toksinë e heshtur është vazhdimisht e ekspozuar në sistem, ajo mund të shpie në sëmundje të ndryshme autoimune.

Sëmundjet autoimune janë çrregullime kur imunitetit vepron keq, duke e shkaktuar trupin ta dëmtojë veten.

Shumë sëmundje autoimune nxiten nga ushqimi, më saktësisht nga sheqeri, pesticidet, metalet e rënda dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht që mund të shkaktojnë ndryshime eventuale të pH-së apo fryrje.

Sidoqoftë, ka shumë mënyra dhe metoda krejtësisht natyrale të cilat ju ndihmojnë ta pastroni tërë trupin dhe ta forconi sistemin e imunitetit për t’i parandaluar sëmundjet e çfarëdo lloji.

Pastrimi i mëlçisë

Në mënyrë që t’i largoni toksinat nga mëlçia, hudhra, shafrani dhe rrepa ju ndihmojnë shumë për shkak të vetive shëruese që i kanë. Edhe vaji i ullirit është i mirë për procesin e detoksikimit të mëlçisë.

Pastrimi i veshkave

Xhenxhefili dhe vitamina B6 janë të mahnitshme për pastrimin e veshkave. Edhe uji me limon, magnezi dhe uthulla e mollës janë shumë të mira për t’i pastruar veshkat.

Pastrimi i zorrëve

Konsumoni shumë ujë, hani ushqime të bazuara në bimë, magnez, hudhër, xhenxhefil dhe konsumoni vitaminë C për t’i pastruar zorrët.

Parazitët

Për t’i larguar parazitët nga trupi, sigurohuni të pini kafe organike, ujë të distiluar dhe të konsumoni kanellë, hudhër dhe vaj kokosi.

Shpërndaje në: