Si ta ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës

Lëkura duhet të ushqehet vazhdimisht, e posaçërisht nga femrat të cilat janë mbi 30 vjeçare.
Shenjat e plakjes shfaqen përmes rrudhave, linjave të ndryshme, pigmenteve, etj.
Por, fatmirësisht ekspertët kanë treguar se si mund ta ngadalësoni këtë proces dhe ta parandaloni shfaqjen e këtyre simptomave.
Fillimisht, siç thonë ekspertët, duhet të ekspozoheni më pak në diell për shkak se ekspozimi konstant ndaj rrezeve ultravjollcë e shkakton plakjen e parakohshme, hiperpigmentimin, etj.
Tjetra është se duhet ta hidratoni tërë kohën lëkurës, pasi që ky proces e ngadalëson plakjen, e këtë mund ta bëni duke aplikuar hidratues menjëherë pasi të keni bërë dush.
Por, përveç hidratimit të lëkurës, rëndësi të veçantë ka edhe hidratimi i organizmit, pasi që organet e brendshme kur hidratohen mirë e shfaqin efektin pozitiv edhe në lëkurë.
Sigurohuni që çdo ditë të konsumoni tri deri në katër litra ujë.