Si ta merrni veten pas një nate që e keni tepruar me alkoolin? Provoni këto 5 mënyra

Si ta merrni veten pas një nate që e keni tepruar me alkoolin? Provoni këto 5 mënyra

Të gjithë e kemi parasysh mëngjesin pas një nate që e kemi tepruar me alkoolin. “Hangover-i” siç njihet gjerësisht, është gjendja pasi të ka dalë pija dhe shoqërohet me dhimbje koke, përzierje, dhimbje stomaku etj.

Gjëja e parë që bëjmë është t’u drejtohemi ilaçeve, por ndonjëherë pa efekt. Në fakt, ekzistojnë disa mënyra natyrale si mund ta kaloni këtë gjendje, pa qenë nevoja të merrni ilaçe.

Fruktoza

Fruktoza rrit metabolizmin dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë shumë shpejt. Hani sa më shumë fruta ose pini lëng frutash të shtrydhur.

Ushqimet e yndyrshme

Nëse mund t’ia lejoni vetes ushqimet e yndyrshme, pa e tepruar, është para se të pini. Yndyra ndikon në uljen e shpejtësisë së përthithjes së alkoolit. Gjithmonë hani mirë, në mënyrë që të mos e keni stomakun bosh para se të pini.

Xhinxheri

Xhinxheri ndihmon në qetësimin e stomakut dhe largimin e ndjesisë së përzierjes. Konsumojeni xhinxherin në formën e çajit.

Djersitja

Një banjë e ngrohtë ose ushtrimi në palestër ju bën shumë mirë pasi keni pirë alkool, pasi djersitja ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi.

Gjumi

Gjumi është mënyra më e mirë për ta marrë veten nga çdo gjë. Kur jeni në gjumë organet tuaja kanë kohë të pushojnë dhe të rikuperohen.

Shpërndaje në: