Si ta menaxhoni stresin në vendin e punës

Si ta menaxhoni stresin në vendin e punës

Është stresi shoqërues i vazhdueshëm gjatë punës tuaj? Nëse po, nuk jeni vetëm. Stresi në vendin e punës është diçka e zakonshme dhe nuk keni pse shqetësoheni, thjesht mundohuni ta menaxhoni dhe pse jo ta pranoni atë si shoqëruesin tuaj të përditshëm. Ka disa gjëra që mund t’i bëni, në mënyrë që të mund ta mbani stresin nën kontroll. Në këtë fillim jave mund t`ju nevojiten disa këshilla.

Qëndroni drejt. Pozicioni i mirë ndikon në produktivitetin tuaj në punë. Qëndrimi ulur në pozicion të kontraktuar apo të ngushtë ju bën të ndiheni më të stresuar dhe më pak të fuqishëm

Organizohuni. Sipas disa studimeve, vetëm duke parë rrëmujën mund të nxisë trupin të prodhojë hormone stresi. Kështu, të punuarit në një vend të rrëmujshëm mund t’ju stresojë edhe pse puna që bëni mund të mos jetë fare stresuese.

Qëndroni larg qëllimeve jorealiste. Ambicia është gjë e mirë, por ndonjëherë mund te bini në kurthin e objektivave tuaja, duke ju dekurajuar kur dështoni në përmbushjen e tyre.

Shmangni ndërprerjet. Mund të jetë e vështirë kur jeni të mbingarkuar, por studiuesit gjermanë zbuluan se fokusimi sjellë më pak stres se ndërprerja e punës. “Nderprerja e punës sjell efekte në performancën në punë, harresën e qëllimeve, apo irritim”, -shkruhej në këtë kërkim.

Mirëpriteni stresin. Po, tingëllon e çuditshme, por kërkime në Universitetin e Yale mbrojnë idenë se stresi mund të ketë benefite. Të pasurit të një ideje pozitive për stresin i bën njerëzit më të gatshëm për t’u përballur me situatat stresuese që mund t’ju paraqiten.

Shpërndaje në: