Si ta mbani intimitetin gjallë edhe në ditët e ftohta

Si ta mbani intimitetin gjallë edhe në ditët e ftohta

Me ardhjen e ditëve të ftohta, erosi ka prirjen të zvogëlohet, por  të çosh libidon në gjendje letargjie nuk është aspak ide e mirë: më poshtë do t’ju tregojmë disa ide se si të rrisni pasionin në ditët e ftohta.

Edhe pse dashuria jonë më e madhe në netët e ftohta janë çaji i nxehtë dhe batania, pasioni në dimër nuk duhet të shkojë në letargji. Që hormonet të mos ‘palosen’ bashkë me rrobat e verës, ndiqni këshillat më poshtë:

Shtoni më shumë erëza në kuzhinë

Për t’i hedhur pak ‘piper djegës’ marrëdhnies, sigurohuni të ndiqni këtë këshillë. Piper, spec djegës, curry dhe erëza të tjera të tjera ë ngjashme, kanë fuqi t’i bëjnë më të këndshme mbrëmjet romantike. Erëzat që mund të konsiderohen si ‘viagra’ natyrale janë shafrani dhe xhinxheri. Edhe erëza të tjera si karafili janë aleate ideale të netëve të pasionit. Në përgjithësi, të gjithë erëzat bëjnë mirë për aktivitetin seksual sepse rrisin presionin e gjakut.  Ato provokojnë termogjenezën,  procesin fizik që rrit nxehtësinë  e trupit. Më shumë nxehtësi=më shumë dashuri!

Masazhohuni

Masazhi në kushte shtëpie shpesh nënvlerësohet. Përdoret shumë në fizioterapi dhe estetikë, por anashkalohet në shtëpi. E gabuar! Të prekësh trupin e partnerit, ta masazhosh, të ushtrosh presion në pikat strategjike dhe të stimulosh zonat erogjene, është një mënyrë e mirë për të mbajtur gjallë raportin. Vaj për masazhe, ndriçim i ulët dhe muzika relaksuese në skenë i bëjnë shumë mirë një marrëdhënieje.

Konsumoni shumë zink

Zinku para së gjithash është një mineral thelbësor për fertilitetin e një gruaje nga njëra anë dhe për shëndetin e spermës nga ana tjetër. Zinku ndihmon në prodhimin e testosteronit duke rritur libidon. Për gratë këshillohen rreth 8 mg zink në ditë, kurse për burrat, 11 mg zink në ditë.

Ushqimet të cilat përmbajnë shumë zink janë ‘gocat e detit’, mish i qengjit, spinaqi dhe mishi i viçit. Gjithashtu ekzistojnë edhe suplemente multivitamina me bazë zinku, por para se të merrni suplemente, konsultohuni me mjekun tuaj.

Shihni së bashku filma romantikë (por edhe ‘hard’)

Një film i bukur romantik që prek telat e zemrës (dhe jo vetëm) është i shkëlqyer për të përmbyllur një mbrëmje me një finale ‘Happy ending’.

Maskohuni (jo vetëm për Halloween)

Nëse infermieria seksi është një temë e konsumuar për ju, mbështetuni tek personifikime të tjera të feminitetit. Mjafton të stimuloni fantazinë e partnerit. Rezultati? Argëtues dhe sensual!

Provoni vende jo të zakonshme

Provoni të zgjidhni një skenar të ndryshëm nga i zakonshmi për momentet ‘hot’. Nëse krevati është bër monoton, provoni këndet e paeksploruara të shtëpisë, p.sh vaska, dollapet, etj.

Shpërndaje në: