Si ta luftoni djersitjen
Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar lidhjen ndërmjet antiperspirantëve dhe kancerit, për të cilët thuhet se janë ndër përgjegjësit e rritjes së kancerit të gjirit, njerëzit çdo ditë vendosin të mbyllin poret me kimikalie, vetëm e vetëm që të mos djersiten.
Njerëzit shpesh nuk e dallojnë dallimin ndërmjet antiperspirantëve dhe deodorantëve.
Antiperspirantët ndalojnë djersitjen tërësisht, ashtu që kimikaliet bllokojnë poret.
Deodorantët, me ndihmën e parfumeve dhe ndonjë mjeti antiseptik, nuk ndalojnë djersitjen, por vetëm largojnë erën e keqe.
“Të përdoren kimikaliet për të bllokuar një proces natyror, nuk është e mirë. Antiperspirantët përmbajnë kimikalie për bllokimin e gjëndrave të djersës, duke bllokuar trupin nga detoksikimi dhe kjo ndikon në sistemin limfatik. Meqë të gjitha sistemet në trup janë të lidhura, bllokimi i sistemit limfatik mund të ndikojë në gjithë sistemin imunitar”, tha Dr. Rob Streisfeld.
Prandaj, deodorantët e zakonshëm janë zgjidhje më e mirë. Ata nuk bllokojnë poret, sepse përmbajnë kripëra minerale, vajra, bimë për balancimin e vlerave të pH-së dhe pakësojnë numrin e baktereve.
Shumë prej tyre përmbajnë bimë natyrore, që janë antiperspirantë natyrorë, sikurse janë aloe vera, koriandri dhe likenet.
Një mënyrë për të luftuar djersitjen është injektimi i botoksit nën sqetulla. Botoksi mund të ndihmojë edhe njerëzit që vuajnë nga djersitja e tepruar.
Ky preparat ua lehtëson jetën njerëzve të cilët vuajnë nga ky çrregullimi, qoftë kur është fjala për fytyrën, duart, shputat apo nënsqetullat.
Studimet më të reja tregojnë që te 80 për qind e pacientëve të trajtuar me botoks djersitja është zvogëluar më shumë se 50 për qind, ndërkaq efekti zgjat mesatarisht 200 ditë, nga gjashtë deri në nëntë muaj.
Kjo proteinë e pastër natyrore përkohësisht bllokon veprimin e aktivatorëve kimikë nëpërmjet përbërësve neurovegjetativ në vetë gjëndrën, e cila përkohësisht është e bllokuar.
Para vetë trajtimit në zonën e dëshiruar duhet patjetër të bëhet testi me të cilin do të përcaktohet intensiteti i djersitjes. Në këtë mënyrë do të përcaktohet dendësia e aplikimit të botoksit.