Si ta largoni mykun nga shtëpia me një produkt të thjeshtë
![Si ta largoni mykun nga shtëpia me një produkt të thjeshtë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2022/01/imagenjjnn-600x360-1.png)
Disa pjesë në shtëpi shpeshherë mbulohen nga myku.
Mbajtja e shtëpisë për një kohë të gjatë mbyllur, lagështia dhe mungesa e ajrimit të përditshme janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e mykut në mjediset e ndryshme të shtëpisë.
Thithja në sasi të mëdha të sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.
Për të larguar këtë ju duhet të merrni dy filxhana uthull të bardhë i vendosni në një shishe me ujë të nxehtë dhe filloni ta vendosni në pjesën ku ka myk.
Kjo do të largojë mykun nga muret e shtëpisë suaj.