Si ta kuptosh që je në një marrëdhënie mbytëse e toksike

Si ta kuptosh që je në një marrëdhënie mbytëse e toksike

Je në një raport, ndoshta dhe e dashuruar dhe përsëri ndihesh e palumtur dhe e pakënaqur me partnerin? Kështu duhet të jetë në të vërtetë? Ndoshta gjithçka që mendoje se e dije për dashurinë është e gabuar, sepse kur je me partnerin nuk ndihesh e marrosur pas tij, nuk ndjen flutura në stomak…ajo që ndjen ti është pothuajse ankth. Këtu janë katër shenja që tregojnë nëse je në një marrëdhënie që po të helmon çdo ditë nga pak.

Kritikat

Kriticizmi mund të jetë me vlerë kur partneri pikas një problem që tjetri nuk e vë re. Kështu funksionojnë marrëdhëniet e shëndosha, por kur problemi mbaron, kështu duhet të bëjnë edhe kritikat. Në një marrëdhënie toksike, gjithçka që bën njëri, tjetri e ka në target për ta kundërshtuar dhe shpesh para njerëzve të tjerë. Kjo shkon përtej shakasë: ky kriticizëm shpesh është i ashpër dhe dëmton. Pas një kritiku kronik është një person që vetëvlerësimi i ulët e bën të gjejë defekte te partneri për shkak të pasigurive që ka te vetja. Kritizerët duhet të korrigjojnë veten fillimisht, ose përndryshe mund të ngelen pa partnerë për të kritikuar.

Kontrolli

Dinamikat e pushtetit në një marrëdhënie mund të jenë hileqare. Ndonjëherë një partner udhëheq bindshëm. Kjo nuk ka problem, kur tjetri nuk do të drejtojë, por mund të ndodhë edhe që tjetri të ndihet sikur nuk ka të drejtën për të vendosur për jetën e vetë. Kontrolli i limiton njerëzit dhe u heq shumë të drejta. Dhe në qoftë se partneri kontrollues i çon nëpër festa, tjetra ndihet si e veçuar nga bota, e burgosur sepse nuk ka zgjedhur vetë. Dikush duhet të ndryshojë, përndryshe secili do të kërkojë zgjidhje tjetër.

Mbyllja hermetike

Të mbash ca gjëra për vete është normale, por është ndryshe të mbyllesh në vetvete. Mbyllje do të thotë të mos tregosh çfarë ndjen për të mbrojtur tjetrin nga lëndimi. Kjo mund të duket gjë e mirë, por është helmuese sepse është e gabuar: personi tjetër nuk e ka idenë për çfarë bëhet fjalë dhe nuk mund ta rregullojë kurrë atë problem duke mos ditur ekzistencën e tij. Krisja përhapet dhe ka shumë të ngjarë që marrëdhënia të ndahet më dysh. Hapuni, ose përndryshe do ju duhet të mblidhni copat e thyera.

Gënjeshtrat

Nuk ka shenjë më të qartë të marrëdhënieve toksike sesa kur partneri të gënjen. Disa gënjeshtarë janë aq të zotë sa duket sikur i besojnë gënjeshtrat e tyre dhe të fajësojnë ty pse nuk i beson. Kjo është karakteristika më toksike e listës. Nëse një ditë do zbulohesh me siguri do ngelesh me gisht në gojë.

Shpërndaje në: