Si ta kuptoni që duhet të filloni urgjent të pini më shumë ujë

Si ta kuptoni që duhet të filloni urgjent të pini më shumë ujë

S’mund të thoni kurrë me plot gojën se keni pirë ujë mjaftueshëm. Shumicën e kohës harroni të pini, duke harruar kështu sa i rëndësishëm është për hidratimin, pastrimin dhe shëndetin tonë në përgjithësi. Që të mos e bëni më këtë gabim, pini një gotë ujë për secilën nga rastet më poshtë.

1. Jeni shumë të etur

Kjo është shenja e parë dhe më e kuptueshmja. Nëse jeni të dehidratuar, keni etje. Ky është momenti që ju vraponi drejt burimit më të afërt të ujit dhe rrëkëlleni lëngun magjik derisa vini në vete.

2. Çuditërisht ju pritet oreksi

Sipas ekspertëve, dehidratimi mund të shkaktojë të përziera dhe një gjendje jo të mirë shëndetësore, që ju largon dëshirën për të ngrënë ushqime që në një rast tjetër do t’i hanit. Prandaj nëse nuk ndiheni të uritur në një ditë të nxehtë vere, provoni të pini një gotë ujë, pastaj do të shihni që ushqimi juaj do të duket shumë më tërheqës.

3. Jeni shumë të lodhur

Kur trupi juaj ka sasi të vogla uji, truri e ndjen dhe ju thotë të qetësoheni, kështu parandaloni rrezikun e humbjes së mëtejshme nëpërmjet funksioneve të trupit, siç është djerësitja.

4. Ju dhëmb koka

Nuk është ende e qartë pse dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, por të gjithë sistemet e trupit, përfshirë trurin, nervat dhe sinuset, që shkaktojnë dhimbjen e kokës, mbështeten në balancat e ujit në trup për të funksionuar mirë.

5. Keni harruar kur urinuat për herë të fundit

Kur nuk pini ujë, nuk shkoni në banjë. Nëse pini ujë në sasinë e rekomanduar, duhet të shkoni në banjë çdo 3-4 orë.

6. Urina është në ngjyrë të verdhë të errët

Kur jeni të dehidratuar, veshkat përpiqen të bëjnë funksionin e tyre pa harxhuar shumë ujë. Kjo sjell urinën shumë të përqëndruar që duket më e errët se zakonisht dhe mban aromë të çuditshme.

7. Keni probleme me diarenë

Diarreja shoqërohet me humbje lëngjes në trup, ndaj shpesh mund edhe të bëshet shkak i dehidratimi. Por shpesh edhe e shoqëron.

8. Shumë shpesh keni probleme me jashtëqitjen

Kur jeni të dehidratuar, zorra funksionon me ngadalësi, duke shkatuar fryrjen dhe kapsllëkun.

9. Dukeni të lodhur në fytyrë

Kur trupi ka mungesë lëngjes, nuk e reflekton vetëm në brendësi, por edhe në lëkurë. Nëse dukeni më të lodhur dhe më të vrazhdë se zakonisht në fytyrë, rimendojeni të pini ca gota ujë më shumë. Kështu shmangni edhe rrudhat.

10. Nuk keni nerva për asgjë

Nëse keni marrje mendsh, ndiheni të rrituar ose konfuzë, kjo mund të ketë lidhje me mungesën e ujit në trupin tuaj. Dehidratimi çon në uljen e presionit të gjakut, dhe si rrjedhojë shkon më pak gjak dhe oksigjen në tru. Kjo mund të sjellë problemet me gjendjen mendore.

Shpërndaje në: