Si ta kuptoj nëse nishani im është normal apo kam kancer lëkure

Si ta kuptoj nëse nishani im është normal apo kam kancer lëkure

Ndër sinjalizueset më të mira të kancerit të lëkurës janë njollat apo gungat e ndryshme që shfaqen krejt papritur në trup. Nëse së fundmi ke vënë re një nishan të dyshimtë në trupin e babait, të dashurit, nënës apo kujtdo, hidhu një sy llojeve të mëposhtme dhe sidoqoftë mos e shmang një konsultë mjekësore. Nishanet kërkojnë shumë kujdes!

Nishan normal

Përgjithësisht, nishanet normale (pra jo problematike) kanë ngjyrë të njëtrajtshme, e cila zbehet në kufijtë ndarës të vetë nishanit me pjesën tjetër të lëkurës. Sidoqoftë, çdo njollë që ndryshon krejt papritur duhet kontrolluar te mjeku.

Nishan atipik

Nëse keni një nishan të tillë përpiquni ta mbani vazhdimisht nën kontroll.

E njëjta gjë vlen edhe për nishanin e mëposhtëm:

Nuk është simbolizues i kancerit të lëkurës por kërkon mbikëqyrje të përhershme.

Dysplastic Nevus

Nishani në fjalë (më i errëti) rrezikon të shndërrohet në kanceroz, ndaj këshillohet ta mbroni sa më shumë zonën në fjalë.

Basal Cell Carcinoma


Një nga llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës është BCC- ja, e cila formohet thellë në lëkurë dhe ngjason me një gungë të kuqe që duket se nuk shërohet kurrë.

Një tjetër nishan tipik i kancerit të lëkurës është ky këtu:

Po kështu Melanoma:

Kanceri më vdekjeprurës nga gjithë kancerët e lëkurës. Melanomat kanë fomë gjeometrike dhe mund të jenë të sheshta ose të ngritura.

Acral Lentiginous Melanoma

Zakonisht shfaqet si një shenjë e errët nën thonj, në pëllëmbë apo në shputat e këmbëve.

si dhe Actinic Keratosis

Ky nishan kanceroz zakonisht shfaqet në zona që preken nga dielli si skalpi, buzët, duart dhe ngjason me një njollë të ngritur dhe të ashpër.

Shpërndaje në: