Si ta eliminoni erën e keqe të qenit nga shtëpia?
Era e qenit mund të futet në çdo skutë të shtëpisë suaj
Nëse nuk trajtohet me kohë dhe në mënyrë të drejtë, era e qenit mund të futet në çdo pjesë të shtëpisë suaj dhe të bëhet intensive.
Mësoni se si në mënyrë maksimale ta eliminoni këtë erë.
Veprimi 1
Përgatitni hapësirën për pastrim të përgjithshëm që fillon me thithëse pluhuri. Largoni të gjithë stofrat nga mobiliet dhe shkundni mirë apo së paku me thithëse pluhuri dhe pastaj dërgoni në banjë dhe përgatitni për t’i larë.
Në mënyrë të hollësishme ia thithini pluhurin me thithëse gjithës, tepihëve dhe mobilieve, pastaj pastrojeni gjithashtu me thithëse pluhuri hapësirën nën mobilie ku më së shpeshti mblidhen qimet e të adhuruarit tuaj, ransmeton Telegrafi.
Veprimi 2
Në rrobalarëse fusni rrobat dhe të gjitha batanijet, jastëkët dhe pjesët e tjera nga stofi, sepse ato më së lehti thithin aromat e pakëndshme. Këto rroba lani në temperaturë mesatare me detergjent për rroba të ndjeshme.
Sipas dëshirës, në vend të zbutësit përdorni uthull molle e cila ka cilësi antibakteriale dhe stofrat i bën të buta. Kur të planifikoni që maksimalisht ta rregulloni dhe pastroni shtëpinë, duhet që edhe të adhuruarin ta lani.
Veprimi 3
Pasi që t’i keni larguar të gjitha materialet, hidhni sodë bikarbonati nëpër të gjitha sipërfaqet e materialeve si p.sh. tepihëve dhe garniturave të tjera pastaj kokrrizat me shuplakë dore, me fshesë dore apo me brushë shpërndani nëpër tërë sipërfaqen. Lëreni që soda e bikarbonatit të qëndrojë tërë natën në mënyrë që të thithë aromat dhe lagështinë.
Në mëngjes, me thithëse pluhuri eliminoni pluhurin nga të gjitha sipërfaqet në mënyrë që t’i zhdukni në tërësi erën e pakëndshme të qenit nga shtëpia. /Telegrafi/