Si ta dijmë se cilat stoli na përshtaten për një dukje elegante?!
“Një zonjë nuk duhet të paraqitet askund pa dorashka, si për të mbrojtur duart ashtu dhe në shenjë elegance; edhe nëse vishet thjesht duhet të ketë aksesorë elegantë: Shami, këpucë, çadër të vogël, erashkë, portofol dhe mbajtëse monedhash. Këto janë shenja dalluese të njerëzve të ngritur.”
Kështu porosiste Emili Nevers, në fund të shekullit XIX, në Etiketën e borgjezisë.
Edhe sot zgjedhja e elementëve shoqërues të veshjes (aksesorët) duhet të jetë sa më e matur dhe e kujdesshme.
Ajo duhet të jetë sa më harmonike, e thjeshtë, por sidomos duhet t’i përshtatet veshjes dhe rastit.
Përgjithësisht për stolitë mbetet gjithnjë i vlefshëm rregulli: pak dhe me cilësi, qofshin këto origjinale ose jo.
Ndërkaq:
Nuk është e hijshme të mbushësh gishtërinjtë e të dyja duarve me unaza. E shumta mund të vendosen dy të tilla: unazën e martesës dhe ndoshta një unazë tjetër (atë të fejesës, për shembull).
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Emili Neversi, në vitin 1888, këshillonte: “Burrat nuk duhet të mbajnë më shumë se tri unaza: unazën e martesës, unazën me stemë dhe ndonjë unazë e lënë si kujtim. Zonjat mund të mbajnë katër ose pesë”.