Si rritet fëmija i parë në krahasim me të dytin?

Si rritet fëmija i parë në krahasim me të dytin?

Kot nuk thonë fëmija i parë rrit dhe të tjerët pas tij me rrobat e veta. Një këndvështrim me humor i sjelljes sv prindërve me fëmijën e parë dhe me të dytin.

Ushqimi
Fëmija i parë: Çdo gjë e përgatitur në shtëpi me procesorë për ushqime fëmijësh. Supa, perime të zgjedhura!
Fëmija i dytë: Biskota
Krevati
Fëmija i parë: Krevat i montuar me kujdes nga babai ndërkohë që mami i bërtiste.
Fëmija i dytë: Krevati i mamit ndërkohë që babi fle diku përtokë.
Veshje
Fëmija i parë: 100% pambuk.
Fëmija i dytë: Ato të vëllait apo motrës më të madhe.
Festa
Fëmija i parë: Në parqe me pemë e dekorime.
Fëmija i dytë: Pica përtokë.
Larja
Fëmija i parë: Çdo natë në një vaskë specifike në masën e duhur. Duart i lahen me një sfungjer të butë.
Fëmija i dytë: Dy herë në javë dhe pishina quhet larje.
Rutina e gjumit
Fëmija i parë: Mbështjellë në një batanije të ngrohtë, përkëdhelur me ninulla. Në gjumë në orën 7:30.
Fëmija i dytë: E ze gjumi në kuzhinë me gojën te gjiri i mamit në 10:30.
Shokët
Fëmija i parë: Grupe loje, të dy prindërit luajnë me të në park.
Fëmija i dytë: Shokët e vëllait.
Lodrat
Fëmija i parë: Të gjitha prej druri, mundësisht Suedeze.
Fëmija i dytë: Kutitë e lodrave të vëllait
Rregullat për televizorin
Fëmija i parë: Vetëm programe edukative, maksimumi dy programe në ditë.
Fëmija i dytë: Ka televizor më vete.
Këpucët:
Fëmija i parë: Europiane me markë të dukshme.
Fëmija i dytë: Këpucë që mezi u duket marka dhe pa shollë të brendshme.
Trajnimi për tualet
Fëmija i parë: Bebelina, pastaj disa mbathje për trajnim, pastaj mbathje.
Fëmija i dytë: Mund të rrijë me bebelina deri në universitet.
Dadot
Fëmija i parë: Një grua e mrekullueshme të cilën e do shumë dhe do ta respektojë gjithë jetën.
Fëmija i dytë: Nuk ka ndonjë dado.

Shpërndaje në: