Si ranë në gjurmët e spiunave AKI dhe Policia, flasin dy ish-zyrtarët e këtyre institucioneve

Si ranë në gjurmët e spiunave AKI dhe Policia, flasin dy ish-zyrtarët e këtyre institucioneve

Në emisionin “Frontal”  është diskutuar për arrestimin e sotëm të dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Të ftuar për këtë çështje janë ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani dhe ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, tani avokat. Naim Rudari.

Ish-kryeinspektori ka treguar metodat se si Agjencia Kosovare për Intelegjencë bie në gjurmë të spiunave.

“AKI ka një strukturë të specializuar që merret me kundërspiunazh, aty ka persona që mbledhin informacione, kanë burime e njerëz me të cilët bashkëpunojnë. Informacioni për me u shndërru në epilog operativ, duhet t’i kaloj disa filtera brenda AKI-së të cilët bëjnë klasifikimin e besueshmërisë së informacionit”, ka deklaruar Sopjani.

Por se kur institucionet mund t’i përdorin masat e fshehta, ka shpjeguar ish-hetuesi i Policisë së Kosovës.

“Informacioni mund të mblidhjet nga rrugë të ndryshme, si Policia dhe AKI më pas e trajtojnë më pas informacionin me shumë kujdes. Kurdo që ka dyshime të bazuara për kryerjen e një vepre penale, AKI dhe Policia ka të drejtë t’i përdorë masat e fshehta”, ka thënë Rudari.

Shpërndaje në: