Si provoi pushteti përmes gazetares malazeze, bashkëpunëtore e RTK-së, ta rikthente lajmin e rremë: Kush është Tamara Nikçeviç?
Tri ditë pasi u transmetua në televizionin publik, nga RTK sot u kujtuan të dërgojnë pyetje drejt dy drejtorëve të mediave Periskopi dhe Nacionale, lidhur me lajmin shpifës se “gjoja këto dy media kontrollohen dhe paguhen nga Serbia”. Për këtë, një gazetare dhe bashkëpunëtore e RTK Live, e quajtur Tamara Nikçevic ka kërkuar nga Ilir Mirena dhe Berat Buzhala kinse “ta ndihmojnë të zbulojë se pse u përmendën dy mediat në kontekstin e lidhjeve të supozuara me njerëz të afërt me Vuçiqin”. Por, kush është kjo gazetare dhe bashkëpunëtore e RTK-së që u angazhua për këtë temë?
Enis Rrustemi, Periskopi
Tamara Nikçeviq – është gazetare malazeze dhe bashkëpunëtore e RTK Live, e cila siç tregon vetë ajo në biografinë e saj, jeton në Beograd të Serbisë.
Gazetarja Nikçeviq është ajo e cila më 5 Dhjetor 2021, kishte pasur fatin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta priste në zyrën e tij për t’i dhënë intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.
Për këtë, kishte njoftuar edhe vetë Zyra e Kryeministrit.
Gazetarja malazeze ka një lidhje të fortë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, të cilën e ka themeluar Milo Gjukanoviq e që Kurti përmes një videoje e ka përkrahur partinë e Milo’s në zgjedhjet në Mal të Zi.
Tamara është ndër gazetarët e pakta që ka intervistuar Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Kjo e bën edhe më të bindur lidhjen e saj me këtë parti.
Për të kaluar tutje, lidhur me biografinë dhe aktivitetin e saj profesional – nëse kërkojmë emrin e saj në internet – mund të shihni se gazetarja malazeze është e përfshirë në një skandal të madh diplomatik. Si kështu…?
Në pothuajse të gjitha mediat e Malit të Zi, përveç Radiotelevizionit shtetëror, ndër temat më të nxehta, katër vite më parë, ishte konstatimi i gazetares Nikçeviq, se gjoja ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Xhudi Rajzink Rajnke, ka deklaruar në një event privat se “Partia Demokratike e Socialistëve po persekuton të krishterët dhe se presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, do të hedh tanket në rrugë pas zgjedhjeve të 30 gushtit”.
Kritikat ndaj saj për mungesë serioziteti profesional dhe qasje amatore ndaj etikës gazetareske erdhën nga adresa të ndryshme, duke përfshirë edhe ambasadën e SHBA-së.
Në reagimin e tyre, konstatimet e gazetares Nikçeviq u vlerësuan si të pabaza dhe që tregojnë për mungesë profesionaliteti të RT në Mal të Zi, i cili duhej të ishte burim i informacioneve dhe jo dezinformatave.
Ndryshe, Periskopi dhe Nacionale në tri ditët e fundit kanë marrë vëmendjen e opionionit kosovar mbi lajmin shpifës të një mediumi boshnjak i quajtur “Slobodna Bosna”.
Ky “lajm”, më pas u transmetua në televizionin publik pa u verifikuar fare dhe pa marrë mendim të palës tjetër në lidhje me këto atakime drejt tyre.
Shumë gazetarë të RTK-së, u distancuan gjithashtu nga ky lajm shpifës drejt dy mediave.
Bordi i RTK-së, pas një mbledhje të gjatë që mbajti ditën tjetër pas lajmit që u transmetua në televizionin publik, doli me një komunikatë ku bën të ditur se “do të hapin komision dhe do të merren masa konform ligjit”.
Musliu: AKI nuk është e përfshirë në skandalin e RTK-së, Prokuroria ta intervistojë Rilind Gërvallën