Si Pornhub po normalizon abuzimin seksual të fëmijëve
Grupet që punojnë në vijën e frontit në luftën kundër abuzimit të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se videot pornografike me përmbajtje inçesti po normalizojnë abuzimin e fëmijëve.
Të hënën, Pornhub, faqja më e madhe e pornografisë në internet, njoftoi se do të hiqte menjëherë miliona video të ngarkuara të paverifikuara, pasi një hetim nga New York Times dyshohet se gjeti përmbajtje në faqe ku shfaqeshin fëmijë të mitur dhe viktima të trafikimit seksual. Fshirja e videove e ndryshoi numrin e përgjithshëm të videove në faqe nga 13 milionë në 4 milionë.
Por edhe pas këtij “pastrimi”, organizatat e bamirësisë kanë thënë se janë të shqetësuara që shumë video në këtë faqe janë akoma duke promovuar abuzim të fëmijëve. Në disa seri të quajtura “të bërë ekskluzivisht për Pornhub”, filmat tregojnë fantazitë e prindërve që bëjnë seks me fëmijët e tyre adoleshentë.
Amanda Naylor nga shoqata e bamirësisë për fëmijë, Barnardo’s, tha për Guardian:
“Këto faqe nuk janë krijuar që të jenë të moderuara. Njerëzit që i shohin videot po joshen duke kërkuar materiale gjithnjë e më ekstreme i shohin si të zakonshme, siç është normalizimi i sjelljeve në Pornhub, ku 10 vjet më parë do të konsiderohej si ekstreme.”
Naylor dhe kolegët e saj po shohin ndikimin e pornografisë gjithnjë e më ekstreme dhe të dhunshme mbi vetë fëmijët.
“Ne punojmë me djem që kanë shfaqur sjellje të dëmshme seksuale dhe që e kanë gjetur veten në sistemin e drejtësisë penale për reagimin e sjelljeve që kanë parë në pornografi: goditje, shuplaka, shkelma, grushta. Shumica e fëmijëve që u referohem kanë qenë rregullisht të ekspozuar ndaj pornografisë. Këto përmbajtje inkurajojnë idenë që fëmijët duhet dhe mund të seksualizohen.”
Michael Sheath, ekspert mbi abuzimin seksual të fëmijëve, tha për Guardian:
“Nëse shihni videot në faqet kryesore të pornografisë mund të shihni tema për adoleshentët, tema ‘nënë e bir’, shumë pornografi inçesti. Janë gjëra mjaft devijuese. Kur i shihni, ju nisni dhe e ulni nivelin e asaj që është e pranueshme.”