Si po e dëmtojnë meshkujt fertilitetin vetëm për tu dukur tërheqës
Një studim i fundit ka dalë në konkluzionin se meshkujt po dëmtojnë fertilitetin që të duken më tërheqës.
Studimi thotë se marrja e steroideve, për të pasur një fizik më të fortë apo për të ruajtur flokët, mund të dëmtojë pjellorinë.
Steroidet anabolike po përdoren si ilaçe për rritjen e performancës dhe zhvillimin e muskujve. Ato përdoren rregullisht nga bodybuilder-ët.
Këto lloj steroidesh mashtrojnë gjendjen hipofizike të trurit për të menduar se testikujt janë të mbingarkuar.
Pra, gjëndrat reagojnë duke ndaluar prodhimin e dy hormoneve – të quajtur FSH dhe LH – që njihen si hormonet kryesore që nxisin prodhimin e spermës.