Si plaket vagjina: Këto tri gjëra e presin pothuajse secilën femër!
Meqenëse muskujt e vagjinës me kalimin e moshës dobësohen, mund të shfaqet prolapsa e organeve gjenitale, të cilat ndonjëherë shërohen nëpërmjet ndërmarrjeve kirurgjikale.
Nuk janë vetëm rrudhat në fytyrë dhe flokët e thinjur shenja të cilat zbulojnë moshën.
As vagjina nuk është imune ndaj plakjes. Këto janë ndryshimet nëpër të cilat ajo kalon pas çdo feste të ditëlindjes:
Ngjyra dhe forma
Vagjina e cila ende nuk ka hyrë në kohën para menopauzës ka ngjyrë të trëndafiltë dhe është e lagësht.
Mirëpo, kur në kohën para menopauzës trupi zvogëlon tajitje estrogjeni, mukoza e vagjinës bëhet e zbehtë, humbë vëllimin, elasticitetin dhe është më pak e lagësht.
Prolapsa
Meqenëse muskujt e vagjinës me kalimin në moshë dobësohen mund të ndodhë prolapsa (pozita e çrregullt, lëvizja) e organeve gjenitale. Me këtë problem ballafaqohen rreth 50 për qind e femrave.
Gjinekologu do të rekomandojë ushtrime për vagjinë – më të popullarizuarat janë ushtrimet e Kegelit, ndërsa në rastin më fundit ndërmarrje kirurgjikale me të cilin organet do të kthehen në vend.
Thatësia
Thatësia e vagjinës është edhe një ndër problemet me të cilat femrat ballafaqohen gjatë plakjes. Për shkak të thatësisë mund të jenë të dhembshme marrëdhëniet seksuale, bile edhe aktivitetet e përditshme si p.sh., ecja. Këtë problem mund ta zbusni nëse do të shmangni mjetet e forta për larje të zonave intime.
Kur niveli i estrogjenit bie, vagjina humb lagështinë ndërkaq pH-ja rritet dhe shtohet edhe rreziku nga infeksionet. Infeksionet përpiquni t’i pengoni me mjete natyrale, duke e përshtatur ushqimin, duke eliminuar sheqernat dhe hidrokarburet e zbrazëta, duke pirë jogurt dhe duke bartur rrobat intime të pambukta.