“Si për nëntë ditë më ke harru…”, Gjesti i këndon Eglit, e thumbon

Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të kthejë situatën me Egli Takon në batuta e argëtim.
Së fundmi, ai është parë duke thurur disa vargje për të, që po ashtu ishin edhe thumba për ndjenjat e saj.
“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim”, u shpreh ai.
Tutje ai tha: “O eskalim, eskalim më ke çuar në përfundim. Po dyfytyrësha janë bre Zoti i ruajt. Si nuk kanë marre”.