Si një furçë e fortë dhe asgjë tjetër mund të na ndihmojë në luftën kundër celulitit

Si një furçë e fortë dhe asgjë tjetër mund të na ndihmojë në luftën kundër celulitit

Po sikur t’ju thoshim që nëse fërkoni me një furçë të fortë trupin mund t’ju ndihmojë të zhdukni celulitin, të ndihmojë qarkullimin tuaj të gjakut dhe t’ju bëjë të shkëlqeni?

Ju duket e pabesueshme apo jo! Epo, fërkimi me një furçë të fortë dhe të thatë, është në të vërtetë një praktikë shumë e dashur për bukurinë, madje Gëyneth Paltroë, mbretëresha e bukurisë që kushton, betohet për të mirat e këtij trajtimi të përballueshëm.

“Fërkimi me furçë të thatë është një trajtim që kërkon përdorimin e furçave të forta për të ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës”, thotë dermatologu Joshua Zeichner.

“Procedura gjithashtu mendohet të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut”, shton ai.

Një furçë e thatë mund të vijë në forma dhe madhësi të shumta, por zakonisht përmban qime natyrale që janë mjaft të buta për të fshirë të gjithë fytyrën dhe trupin tuaj, dhe shpesh ka një dorezë të gjatë për të arritur më shumë vende, si shpina p.sh.

Përfitimi kryesor: pastrimi

“Pastrimi i thatë përmirëson pamjen e lëkurës duke hequr shtresat e sipërme, duke hequr qelizat e lëkurës së vdekur dhe duke zbuluar lëkurën e shëndetshme”, thotë dermatologu Dendy Engelman.

Kujdes!

Sidoqoftë, duhet të theksohet se fërkimi me furçë të thatë është ndoshta metoda më pak efektive për trajtimin e celulitit dhe jo çdo dermatolog e rekomandon atë.

Personat që kanë një lëkurë të ndjeshme duhet ta eliminojnë këtë trajtim sepse mund të çojë në irritim, inflamacion dhe përkeqësim të lëkurës së thatë.

Shpërndaje në: