Si në filmat aksion të Neflix. Kur kabinetin e ke me njohës të TikTokut: Pse kjo fotografi e Osmanit po komentohet kështu

Si në filmat aksion të Neflix. Kur kabinetin e ke me njohës të TikTokut: Pse kjo fotografi e Osmanit po komentohet kështu

Presidentja Vjosa Osmani, publikoi mëngjesin e sotëm një fotografi mjaft artistike, ku paralajmëron ‘kthimin në vendlindje’.

Por kjo fotografi, po komentohet në forma të ndryshme në rrjetet sociale, duke qenë se duket glamuroze përballë situatës skamnore në vend.

Kryeredaktorja e Periskopit, znj.Dafina Demaku, shkruan në Facebook se një foto e tillë ‘si e filmave aksion në Netflix’, nuk i shkon situatës në të cilën po kalon vendi.

“Nje fotografi e tille, si e filmave aksion ma t’ri ne Netflix, do te shkonte nese punet do te ishin mire ne ‘vendlindje’ – sic i referohet Kosoves permallueshem Presidentja. Por ne vendlindje, punet jane lluge: qe 30 e ma shume dite shkollat jane mshele, kemi paralajmerime per mërdhirje, buka po shtrenjtohet cdo dite, etj.

Prandaj, me u tregu pakez ma modeste ne kete situate, kish me qene fenomenale”, shkruan Demaku, me mendimin e së cilës nuk u pajtua një pjesë  e redaksisë në Periskop.

Ndërkaq, redaktori i Expressit, z.Shkodran Hoti, thotë se kështu ndodh ‘kur në ekip ke njerëz të tiktokut e instagramit’ e jo të ‘diplomacisë dhe politikës’.

FOTO-GALLATË
Shihe foton si me kamerë 0.5, me u dukë pak më madhështorë, më gjigantë. Vëmedje ju lutem tek këmba e Blerim Velës, e cila duket si të jetë e Edi Ramës. ?

Ky është rezultati kur këshilltarët e kabinetin i ke më shumë njohës të efekteve të Instagramit, të Tik Tokut e Snapit, sesa të politikës, diplomacisë e komunikimit me publikun.

Shpërndaje në: