Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, cilat janë zonat ku vihen re transformimet e para
Kush do ta mendonte se pas lindjes në trupin e gruas do të pësonte ndryshim edhe numri i këmbës? Po, pikërisht edhe këmba do të rritej me gjysëm numri, dhe jo vetëm. Ja cilat janë ndryshimet që do të pësojë trupi juaj pasi të keni sjellë në jetë vogëlushin që mbanit në bark.
Krahët dhe shpina: Nënat zakonisht nuk bëjnë ushtrime fizike për pjesën e sipërme të trupit të tyre dhe për pasojë ai do të do dobësohet dhe do të lëshohet. Krahas kësaj, trupi pas lindjes prodhon hormonin “relaksinë” në sasi më të mëdha se gjatë muajve të shtatzanisë, hormon i cili mund të dobësojë edhe më shumë gjymtyrët. Kjo do të sjellë një dobësim të muskujve deri në të pikë sa gruaja të mos jetë në gjendje ta mbajë fëmijën për shumë kohë në krah, ose edhe nëse e mban të ndiejë dhimbje. Për këtë arsye këshillohet të tonifikohen muskujt e krahëve, shpinës, supeve në mënyrë që të lehtësohet tensioni. Qe ta bëni këtë pas lindjes duhet të prisni të paktën 6 javë.
Gishtat dhe kaviljet: Gjatë shtatzënisë trupi i gruas prodhon rreth 50% më shumë gjak dhe lëngje të tjera trupore, gjë e cila ndodh për t’i ardhur në ndihmë rritjes dhe zhvillimit të duhur të fëmijës. Gjithashtu në fryrjen e duarve, këmbëve, fytyrës, qafës dhe kaviljeve ndikon edhe ndryshimi hormonal. Këshillohet që gruaja të konsumojë ushqime të pasura me kalium, si frutat dhe perimet, si edhe të pihen të paktën 8 gota me ujë në ditë, sidomos nëse ushqeni fëmijën me gji.
Gjoksi:Gjoksi pas lindjes zmadhohet në mënyrë të ndjeshme gjatë ditëve të para, dhe më pas. Gjoksi do të mbetet i madh për të gjithë periudhën e gjidhënies, dhe më pas do të vihet re një varje e tij si edhe të çara, kjo pasi lëkura e tij është tërhequr për shumë kohë si pasojë e ndryshimit të numrit. Gjithashtu edhe thithat duket se e ndryshojnë formën e tyre. Nëse keni mundësi të ushtroni aktivitet fizik në palestër mund të bëni disa ushtrime për ta “ngritur” disi.
Barku: Barku i gruas është ai që pëson më shumë ndryshime gjatë periudhës së shtatzënisë dhe lindjes. Që uterusi të kthehet në dimensione normale është e domosdoshme të kalojnë 6 javë, por barku nuk mund të kthehet kaq lehtë duke qënë se lëkura është tërhequr dhe hapur për një kohë shumë të gjatë.