Si ndodh shtatzania?
Shtatzania është njëkohësisht e thjeshtë dhe e komplikuar. E ke pyetur veten si ndodh shtatzania ? Informacionet në vazhdim, do ju ndihmojnë mos të pyesni më kurrë, nëse ka mundësi shtatzanie me puthje, seksin oral, ejakulimin në bark apo dhe fërkime të ndryshme.
Si ngelim shtatzënë ?
Përpara së të fillojë proçesi i shtatzanisë, është e rëndësishem që të ndodhin dy gjëra. Gjatë ovulimit duhet të çlirohet një vezë e cila më pas duhet të jetë e fekonduar nga qeliza spermë.
Nga pikëpamja mjekësore, shtatzania fillon kur një vezë e fekonduar futet në murin e mitrës. Shtatzania vazhdon pasi ajo vezë rritet në embrion dhe më pas në fetus.
Tri hapat e shtatzanisë.
Ovulacioni: vezori lëshon një vezë
Hormonet e lidhura me ciklin menstrual bëjnë që vezët brenda vezoreve të piqen. Mesatarisht çdo 28 ditë ose më shumë, një vezë e pjekur lëshohet nga vezori. Ky proçes quhet ovulacion. Pasi të leshohët, veza lëviz në gypin e falopit ku qëndron për rreth 24 orë. Nëse veza nuk fekondohet gjatë asaj kohe, veza shpërbëhet dhe menstruacionet tuaja fillojnë 11-16 ditë më vonë.
Fekondimi: Sperma takon vezën
Veza e pjekur fekondohet kur bashkohet me një qelizë spermë. Kjo zakonisht ndodh mbas ejakulimit brenda në vaginë. Spermatozoidi që ndodhet në spermë udheton lart në vaginë, përmes qafës së mitrës dhe tubave fallopianë. Nëse një vezë është më pak se 24 orë e vjetër, ajo mund të fekondohet nga një qelizë spermë. Ndonëse shumë rrallë, fekondimi mund të ndodhë nëse sperma është derdhur shumë pranë vaginës. Në ditët e sotme falë teknologjisë mund të fekondojmë një vezë, duke future spermë në trupin e femrës (mbarësim artificial) ose duke fekonduar një vezë jashtë trupit dhe pastaj duke e vendosur atë në mitër.
Implantimi: Veza e fekonduar i bashkangjitet mitrës dhe fillon shtatzania
Shumica e vezëve fekondohen nga spermatozoidi ndërsa janë akoma në gypin e fallopit. Veza e fekonduar më pas udhëton poshtë tubit fallopian, në mitër. Kjo mund të zgjasë 1-2 ditë. Kur veza arrin në mitër ajo bashkohët me atë shtresë të mitrës që quhet endometrium dhe kështu fillon shtatzania. Shumë vezë të fekonduara nuk implantohen kështu që ato dalin jashtë trupit në menstruacionet e ardhshme.
Edhe se një vezë mund të fertilizohet vetëm brenda 24 orëve, sperma mund të jetojë brenda trupit të njeriut deri në 5 ditë. Kjo do të thotë që mund të bësh seks gjatë ditëve që nuk je duke ovuluar dhe përsëri të ngelësh shtazënë. Me pak fjalë, sperma që ka ejakuluar të hënën, mund të fekondojë një vezë të çliruar të premten.
Ekziston ndonjë periudhë kohore, gjatë së cilës NUK mund të mbetem shtatzënë ?
Jo. Ka disa kohë kur shtazania ka më pak mundësi të ndodhë, si psh gjatë menstruacioneve.
Si mund të parandaloj shtatzaninë ?
Nëse nuk do të mbetesh shtatzënë, mund të përdorësh metoda kontraceptive
PËr më shumë informacione rreth planifikimit familjar, kliko këtu.
Nëse keni pyetje, shkruani në komente ose më kontaktoni në faqen e Facebook të Tabu Blog ose në sektorin Kontakti.