Si ndikon varfëria në zhvillimin e hershëm të trurit?

Si ndikon varfëria në zhvillimin e hershëm të trurit?

Rritja në një familje më pak të begatë mund të ketë një ndikim negativ në tru, tregon një studim për ndikimin e statusit socio-ekonomik në zhvillimin e personit.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se pjesët e trurit janë përgjegjëse për të mësuarit, zhvillimin e të folurit dhe anën emocionale si rregull më kompleks për njerëzit prindërit e të cilëve kanë arsim të lartë ose që kanë punuar intelektualisht dhe jo punë manuale, shkruan Independent.

Të dhënat nga skanimi i trurit të qindra të rinjve tregojnë se efektet e tilla janë të qëndrueshme gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor.

“Zhvillimi i hershëm i trurit është i ndikuar nga përvojat e fëmijës dhe mjedisi në të cilin ai jeton, dhe të dyja këto faktorë ndryshojnë shumë në varësi të statusit të tyre socio-ekonomik”, tha studiuesi Kesidi McDermott.

“Gjendja socio-ekonomike mund të ndikojë në procesin e të mësuarit, duke ndryshuar zhvillimin strukturor të trurit, veçanërisht në pjesët që lidhen me fjalimin dhe mësimin”, shton ai.

Për qëllime studimi, të publikuara në revistën Neuroscience, hulumtuesit kryen 1.244 skanime të trurit për më shumë se 620 njerëz në mes të moshës pesë dhe 25-vjeç.

Shpërndaje në: