Si ndikon moti me shi në sjelljet e njerëzve
Por si mund të ndikojë shiu në sjelljen shoqërore në botën moderne? Sipas një hulumtimi të vitit 2009, numri i vetëvrasjeve në Nju Jork ka qenë dukshëm më i vogël gjatë ditëve me shi. Për më tepër, një profesor britanik ka analizuar raportet e policisë dhe ka zbuluar se krimet shtohen kur temperatura është 18 gradë, ndërsa pakësohen sërish kur temperatura rritet mbi këtë shkallë.
“Përmes hulumtimit u dëshmua se niveli i krimit ka qenë më i ulët kur ka pasur reshje të shiut. Ekziston një ndërlidhje e fortë mes shiut të madh dhe dhunës”, tha profesori Peter Langmead-Jones.
Për më tepër, psikologia Keri Nixon, e cila ka përvojë në trajtimin e kriminelëve të dhunshëm, thotë se njerëzit zakonisht nuk kryejnë krime në mot të lig, përpos në rastet kur janë të dëshpëruar, shkruan “The Guardian”