Si ndikon kripa në tru?
Grupe të caktuara të neuroneve stimulon dëshirën tonë për natrium, e cila është shumë e vështirë për t’i rezistuar patateve të skuqura dhe ushqimeve të kripura, thonë shkencëtarët nga Qendra e Mjekësisë në Boston.
Ky lloj i neuronit gjendet në zonën që luan një rol të rëndësishëm në sistemin kardiovaskular. Shkencëtarët theksojnë se ky nënpopullim i qelizave regjistron mungesën e kripës- natriumi dhe shkakton oreksin dhe dëshirën për ushqim me kripë.
Megjithatë, në mosfunksionim, ndodh reaksioni i organizmit, i cili më pas mendon se ka nevojë për më shumë natrium se sa është me të vërtetë. Ky mosfunksionim mund të çojë në konsumimin e kripës shumë ose shumë pak, e cila shkakton stres në sistemin kardiovaskular, transmeton KosovaPress.
Problemi me marrjen e kripës është se dieta e pasur me natrium dyfishon rrezikun e problemeve të zemrës.
Marrja e më pak se pesë gramë kripë në ditë ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve në tru dhe sulme në zemër.
Njerëzit nuk munden pa kripë, pasi ajo ndihmon në rregullimin e ujit, presionit të gjakut dhe funksionit të qelizave.
Sidoqoftë, ende nuk dihet se si ndikon kripa në tru për të krijuar ndjenjën e nevojës së organizmit për kripë.