Si ndikon disponimi në fokus dhe menaxhim të kohës?

Si ndikon disponimi në fokus dhe menaxhim të kohës?

Disponimi i keq mund t’ju ndihmojë disa personave që të fokusohen, të menaxhojnë kohën dhe t’ju japin prioritet gjërave me rëndësi, ka treguar një studim i ri.

Madje, sipas këtij studimi, në qoftë se jeni në disponim të mirë mund t’ju pengojë aftësinë e menaxhimit të kohës dhe ato organizative.

Megjithatë një gjë e tillë vlen vetëm për personat që janë të hapur, përderisa tipat e mbyllur kanë tendencë të ndalojnë kur nuk ndjehen mirë.

Studimi i realizuar nga Tara McAuley dhe Martyn S. Gabel, është fokusuar në reaksionet emocionale. Sipas tyre personat që reagonin më shume ishin ata që përgjigjeshin ndaj emocioneve, përderisa ata që nuk kishin reagime të menjëhershme ishin më të relaksuar.

Shpërndaje në: