Si ndikon botoksi në jetën seksuale të grave?

Si ndikon botoksi në jetën seksuale të grave?

Botoksi mund të përmirësojë pamjen e grave, por është e sigurt se pengon jetën e tyre seksuale. Kjo doli nga disa kërkime dhe në veçanti një eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kardifit, në Britaninë e Madhe.

Gratë që kishin kryer boktoks nën vëzhgim

Hulumtuesit vëzhguan sjelljen seksuale të një grupi prej 24 grash, para dhe pas trajtimit me botulinum dhe krahasuan rezultatet me ato të një grupi tjetër të grave që nuk kishin marrë ilaçe kozmetike. Është parë se pas trajtimit, aftësia për të arritur orgazmën është reduktuar ndjeshëm.

Kufizimi i lëvizjeve pas botoksit

Shpjegimi do të ishte në kufizimin e lëvizjeve që botulini prodhon në muskujt e fytyrës. Duket, në fakt, se marrja e një shprehie të veçantë të fytyrës direkt kushtëzon mënyrën si ndihesh. Muskujt e fytyrës që lidhen me kënaqësinë seksuale mund të ndikojnë në kënaqësinë. Për këtë arsye, efektet e botoksit në orgazëm janë të ndryshme në varësi të llojit të ndërhyrjes.

Nga studimi u konstatua se gratë që bënin botoks për të eleminuar rrudhat e ballit kishin ndikim më negativ në jetën seksuale, ndërsa ato që ndërhynin tek rrudhat poshtë syve më pak.

Shpërndaje në: