Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit
Shpesh themi që meshkujt “për një moment bëhen budallenj” kur e shohin një femër shumë të bukur. Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.
Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit. Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra.
Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera. Kur u është thënë meshkujve që janë duke i shikuar femrat përmes ekraneve, do të pasonin ndryshimet: meshkujt do ta kryenin detyrën më dobët.
Nga ana tjetër, kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i shikuar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, ka konkluduar në deklaratën për Daily Mail: “Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve.”
Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t’u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo.
Hulumtuesi i njëjtë që në vitin 2009 ka kryer hulumtimin i cili ka konkluduar që mashkulli i përballur me femrën vuan nga “budallallëku” i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt.
Ekziston teoria e cila thotë kështu: derisa femrat për të sharmuar gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten në karakter, sharmë dhe inteligjencë – prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.
Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.