Si na qenka kjo strategji?

Si na qenka kjo strategji?

Shkruan: Etyen MAHÇUPYAN

Në Marrëdhëniet Ndërkombëtare përgjatë Luftës së Ftohtë nuk i kushtohej rëndësi respektimit të ligjit ndërkombëtar. Gjithçka definohej sipas dëshirës së të fortit, kështu që edhe prioritetet definoheshin sipas kutit të të fortëve, e me këtë edhe kërcënimi e dëshira për zgjerim. Me globalizmin, elementi ‘njeri’ erdhi prap në skenë. Shikuar nga pikëpamja etike nuk mund të thuhet se është krijuar një rrafsh ku të gjithë sillen drejtë, por që të paktën vërehet ekzistenca e një brengosjeje në këtë drejtim. Rrjedhimisht edhe Turqia, përkatësisht politika e saj është e kushtëzuar që në vete t’i ngërthej obligimet që sanksionon sot drejtësia/ligji ndërkombëtar e me këtë edhe konsiderata për elementin njeri si pjesë e saj.

Përkundër kësaj  vendet e fuqishme të botës sërish kanë një avantazh: jo domosdo i’u duhet të jenë në anën e drejtësisë. Të qenit të fortë i’u mjafton të udhëheqin siç duan. Kurse shtetet e dobëta kushtëzohen nga ndjekja e drejtësisë. E fatkeqësisht drejtësia është e pamjaftueshme për kah të qenit rezultative. Kësodore ato kushtëzohen edhe nga ndjekja e drejtësisë edhe nga ndjekja e politikave të arsyeshme, të mirëmenduara. Parë nga kjo pikëpamje, kur vlerësojmë strategjinë politike të Turqisë para sysh kemi një pamje e çuditshme.

Në njërën anë është mëse e qartë që karshi Perëndimit – tek perceptimi i zhvillimeve që rrodhën pas tentativës për grushtshtet, si dhe tek çështja e refugjatëve – moralisht ne jemi në anën e drejtësisë.  Pos kësaj me Perëndimin nuk jemi të detyruar të jemi të lidhur a të varur në një relacion njëdimensional. Nga kjo, për t’i rritur avantazhet tona një dozë e caktuar distance do të ishte një strategji e arsyeshme. Por jo edhe kthimi në kundërshtar i Perëndimit, sepse fatkeqësisht në instancën e fundit, të dobëtit jemi ne.

Edhe në kontekstin e Lindjes së Mesme, Turqia është moralisht në anë e drejtë përballë dy lindorëve tjerë: Rusisë dhe Iranit. Bombardimi i Ushtrisë së Lirë Siriane, nën alibinë e “luftës kundër terrorizmit”, përkatësisht përjetimet e Halepit e Mosulit, nuk duan shumë fakte. Së këndejmi edhe në relacionet me Lindjen, shfaqet nevoja e kujdesit për të mos rënë në grackën e lidhjeve e varësive njëdimensionale. Pra nevoja për një distancë të menduar edhe me ta. Kjo sepse nuk do të ishte gjë e menduar kthimi në kundërshtar sidomos i Rusisë, por as i Iranit, sepse edhe në një rast të tillë të dobëtit jemi ne.

***

Shkurt fjala Turqia është e shtyrë që orbitën e saj të veprimit ta mbajë të gjerë, t’i forcojë atutë që ka në duar, të shkoj mirë me të dyja hemisferat, të mos kthehet në kundërshtar të tyre, e në ndërkohë ta ruaj autonominë e saj. Por, shtrohet pyetja ç’bëmë ne ?

Duke përdorur albinë e një Parlamenti Europian që nuk sjell rezultate, i thamë Perëndimit të mos bëj me mimikë, duke e kërcënuar me “hapje kufinjsh” për refugjatët, meqë gjurmët e të qenit të refugjatëve një atu në duart tona, është një gjë që tashmë na shenjon. Kësodore ndikuam që ata që lëshonin zëra se Turqia nuk e sheh çështjen nga perspektiva morale, tashmë ta lëshojnë më shumë dorën, kurse perëndimorëve që donin bisedime me Turqinë, u’a premë udhën. Nga ana tjetër përmes behanes se “në Siri kemi hyrë për ta rrëzuar Asadin” para Rusisë hapëm një rrafsh bashkëpunimi të atillë që mund të quhet operativ apo i përdorueshëm, për tu detyruar ta tërheqim fjalën ditën e nesërme.  Përgjegjësi i diplomacisë ruse për Lindjen e Mesme, Bogdanov nuk përtoi që deklaratën e tij ta niste me gjuhë të tipit: “nëse Erdogan do luftë”…

***
Përdorimi në të njejtën kohë i diskurseve të logjikës së njejtë ndaj dy hemisferave hap një hapësirë shtesë eksploatimi për Fuqitë e Mëdha. E se kjo gjë s’do të rezultonte fare si e mirëmenduar, s’kërkon ekspertizë. Kjo sepse pastaj edhe përmirësimet pasuese  po ngelin të pamjaftueshme, meqë po mendohet që gjuha dhe toni të ardhur nga Turqia, si të përdorur vend e pavend, shprehin qëllimin final të Turqisë. E kjo po ngjan të jetë e kushtueshme për diskursin e vertetë pozitiv që po fillon të merret si i thënë/shprehur nga zori, me fjalë tjera diskursi turk në çdo rast të duket “makiazh”.

Nuk po ndalemi së buçituri se të tjerët po dëshirojnë një Turqi të paqëndrueshme, ndërkohë që jemi vetë ne ata që po e bëjmë paqëndrueshmërinë. Pa pasur aspak nevojë po fluturojmë drejt skajeve për t’i treguar muskujt, për tu dukur sa më burra. Mos u mërzisni, askush s’do na plandosë. Por duket se ajo që s’është bash e qartë ka të bëj me atë se ç’do bëjmë ne…

Shpërndaje në: