Si mund të parandalojmë alergjitë nga dielli?
Alergjitë nga dielli mund të shpërthejnë nga ndryshimet që shoqërojnë ekspozimin me rrezatimin diellor.
Mekanizmi me të cilën këto reaksione ndodhin është pothuajse i njëjtë me reaksionet e tjera alergjike.
Për të mbrojtur lëkurën nga dielli duhet që të përdoret kremi që na mbron nga dielli me faktorë të lartë mbi 15 (SPF), dhe që mbron si ndaj rrezeve ultraviolet alfa dhe beta, po ashtu edhe buzëkuqi i duhur me faktorë mbrojtës ndaj diellit mbi 20.
Të evitohet dalja në orët e pikut të rrezatimit të diellit në mënyrë absolute. Mbajtja e syzeve me mbrojtje ndaj diellit, të përdorim veshje të gjata. Kujdes të veçantë duhet t’u kushtohet produkteve kozmetike apo dhe medikamenteve që mund të keni në përdorim, për të dalluar nëse janë ato që kanë shkaktuar këtë ndjeshmëri nga dielli.
Medikamente të tilla si antibiotikët, kontraceptivët, antihipertensivët, dhe ato që përdoren për sëmundjet mendore, janë më të akuzuarit për këtë lloj hiperndjeshmërie.
Mjekimi do të jetë në varësi të llojit të alergjisë që është shkaktuar. Për format e lehta duhet të aplikohen kompresa të ftohta në zonat e skuqura dhe që kruhen, apo dhe lagie me ujë të ftohtë. Gjithashtu edhe 1 tabletë antihistaminiku, që është mirë ta merrni të rekomanduar nga personeli mjekësor, apo dhe krem me kortizon.
Nëse simptomat vazhdojnë të përkeqësohen, duhet të konsultohemi me mjekun alergolog, ku përveç medikamenteve dhe kohëzgjatjes së përdorimit të tyre, do t’ju rekomandojë mjekimin specifik që ka të bëjë me uljen e ndjeshmërisë suaj nga dielli. /Kosovapress