Si kurrë më parë, Angelina Jolie flet për arsyen e ndarjes nga Brad Pitt: E bëra për mirëqenien e fëmijëve

Në një intervistë për Vogue India, Angelina Jolie i është rikthyer divorcit të saj me Brad Pitt, në vitin 2016. Si rrallherë, aktorja ka folur për arsyet që e çuan drejt ndarjes duke u shprehur se e bëri për hir të mirëqenies së gjashtë fëmijëve të saj, Maddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14 dhe binjakëve Vivienne dhe Knox, 11 vjeç.
“U ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të fokusohem në shërimin e tyre”, -tha Angelina.
Ajo u shpreh se spekulimet rreth ndarjes së saj nga Brad ndikuan shumë te fëmijët.
“Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë parë gënjeshtra për veten e tyre në media. Por unë u kujtoj gjithmonë që ata e dinë të vërtetën e tyre. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj të fortë dhe të guxishëm”, -ka thënë Angelina.
Aktorja rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj të adoptimit, sa e mrekullueshme është të hysh në botën e secilit fëmijë dhe sa e bekuar është të jetë nëna e tyre.