“Si i thonë shqip “e bukur”, Beatrixa reagon pas huqjes së famshme

“Si i thonë shqip “e bukur”, Beatrixa reagon pas huqjes së famshme

Beatrix Ramosaj ka qenë njëra nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP.

Lidhja me Donaldin, bëri që ajo të kryqëzohet nga publiku shqiptar, pasi e cilësuan si një person të tretë që ndau çiftin, Bora-Donald.

Përveç kësaj, ajo është kritikuar edhe për mungesën e të shprehurit në shtëpi.

Një deklaratë e saj që u bë virale në rrjete sociale, ishte ajo kur Beatrix në dhomë të rrëfimit thotë se si i thonë në gjuhën shqipe fjalës “bukur”.

Ajo ka publikuar një foto nga nata e spektaklit, dhe për mbishkrim ka zgjedhur të bëjë shaka me fjalën që e kishte thënë brenda shtëpisë.

“Mbrem ka qene nje nate ehmm.. si i thon ”bukur” n’shqip?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Beatrix Ramosaj pas daljes nga Big Brother VIP realizoi edhe një këngë dedikuar Donaldit.

Shpërndaje në: