Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet e përgjithshme të Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, nuk pritej të zhvilloheshin deri në shtator të këtij viti.
Por, më 6 nëntor, vetëm një ditë pasi votuesit amerikanë ia besuan Donald Trumpit një mandat të dytë presidencial, kancelari gjerman, Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave, Wolfgang Schauble, duke çuar në rrëzimin e qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholzit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhjet e përgjithshme thirren çdo katër vjet, me këtë të planifikuar fillimisht për shtator 2025.
Qytetarët gjermanë do të votojnë dy herë: një herë për një deputet lokal dhe, së dyti, për një parti.
Ky sistem do të thotë që krahas deputetit vendas fitues, secila parti dërgon gjithashtu një numër deputetësh në parlamentin federal (Bundestag) bazuar në përqindjen e votave që kanë siguruar në votimin e dytë.
Votimi i dytë konsiderohet më i rëndësishmi dhe raportohet më gjerësisht në natën e zgjedhjeve, pasi përcakton numrin e vendeve që një parti do të marrë në përgjithësi në Bundestag dhe fuqinë e partisë brenda qeverisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Janë 630 mandate parlamentare, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht në votat e dyta.
Cilado parti që siguron më shumë vota do të emërojë një kandidat si kancelar dhe Bundestagu i ri do të votojë.
Kandidati duhet të sigurojë një shumicë absolute për t’u betuar si udhëheqësi i ri i vendit.