“Si fëmijët” – Conte në fund të ndeshjes nuk ia lëshon dorën Tuchelit, për pak sa nuk kërcet grushti
Të gjithë e njohim entuziazmin që ka trajneri italian, Antonio Conte kur skuadra e tij tregon rezultat.
Ai sot në barazimin 2:2 kundër Chelseas ishte afër përleshjes me trajnerin e ‘bluve, Thomas Tuchel, shkruan Periskopi.
Konfrontimi i tyre i parë erdhi pas golit të barazimit që Tottenhami shënoi dhe festa e çmendur e Conte gati s anuk kaloi në përleshje fizike me Tuchel.
Por, nuk kaloi me kaq, goli tjetër i barazimit dhe final për rezultatin 2:2 i realizuar nga Kane e nxit sërisht Conte për një konfrontim, madje ky ishte edhe më i frikshëm.
Tuchel ia jep dorën atij në shenjë respekti, Conte e tërheq atë nga vetja.
Me këtë veprim, Conte ka pranuar kartonin e kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Shikoni momentin në video: