Si është marrë peng Perëndimi tek “Vetingu”, nga opozita shqiptare!

Si është marrë peng Perëndimi tek “Vetingu”, nga opozita shqiptare!

Zëdhënësi i kancelares Merkel, që është dhe aleati më i rëndësishëm i Partisë Demokratike në Perëndim, u gjend i befasuar nga retorika kundër reformës në drejtësi dhe i dha mbështetje qeverisë për atë që ka bërë, lidhur me reformën, duke injoruar dhe thirrjet për dhunë të kryetarit të opozitës.

Të tjerë zëra nga Perëndimi po shfokusohen nga protesta e opozitës, pikërisht për shkak të kushtëzimit të kërkesave të opozitës, me reformën në drejtësi.

Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, zoti Fleckenstein, shprehu i pari shqetësimin se opozita shqiptare ka keqpërdorur besimin e Perëndimit, kur i ofroi asaj garanci, duke i dhënë 50 përqind të kuotave në Komisionin e Vetingut.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Më 21 korrik, ndërsa pritej vota e opozitës, pasi Lulzim Basha kishte thirrur “fitore”, Berisha bllokoi sërish votën e opozitës për reformën në drejtësi, duke kërkuar një pjesmarrje të barabartë pozitë-opozitë, në formimin e Komisionit të Vetingut. Duke konsideruar më të rëndësishëm konsesusin për reformën dhe duke u nisur nga parimi se pavarësisht nga do vijë mbështetja politike për anëtarët e Komisionit, ata paraprakisht do të jenë të verifikuar, përfaqësuesi i SHBA dhe BE në ato negociata, respektivisht ambasadorët Lu dhe Vlahutin, i dhanë Sali Berishës në mirëbesim këtë garanci numerike.

Lëshimi që ju bë nga dy ambasadorët më 21 korrik, ishte një gjestë besimi i Perëndimti ndaj një partie, e cila pretendon se nuk është antiperëndimore dhe se nuk kishte për ta keqpërdorur këtë lëshim.

Por tani që erdhi dita për t’u zbatuar ai ligj, e gjithë reforma ka mbetur dhe është rikthyer në datën 21 korrik të 2016, për shkak të atij lëshimi që i është bërë Sali Berishës.

Lulzim Basha po keqpërdor të vetmen tolerancë dhe investim të Perëndimit tek ai dhe partia e tij më 21 korrik, duke e kthyer atë në një bombë me sahat kundër reformës në drejtësi.

Tani që protesta e tij është kthyer në një seminar që mbahet në çadër, ka më shumë retorikë kundër reformës në drejtësi, se sa për kërkesat e tyre lidhur me reformën zgjedhore.

Është kjo arsyeja që këto ditë ka një rritje të toneve të zyrtarëve perëndimorë ndaj protestës së opozitës, që tejkalojnë çdo traditë të qëndrimit neutral të tyre. Opozita shqiptare po tërbon Perëndimin dyfish. E para se e ka keqpërdorur Perëndimin, dhe e ka marrë peng më 21 korrik me një kërkesë të orëve të fundit, që po e përdor si aset politik kundër reformës, dhe e dyta, që po vë në pozitë të vështirë Perëndimin duke i kërkuar nga një anë “zgjedhje të lira” dhe nga ana tjetër kushtëzime me favorin që vet Perëndimi u ka bërë për të qenë faktor në reformën në drejtësi.

Lulzim Basha po sillet si një terrorist i ISIS që ka kapur peng një produkt të Perëndimit për Shqipërinë, e cila është reforma për drejtësi, dhe po ja mban asaj thikën në fyt, me qëllim që t’i japin pushtetin në tavolinë.

Kjo jo vetëm që ka vështirësuar negociatat me të, pasi në këtë rast është sikur të negociosh me një terrorist, por ka minuar besimin e Perëndimit tek gjithë opozita shqiptare, për shkak të keqpërdorimit që i është bërë Brukselit dhe Uashingtonit më 21 korrik, duke i kërkuar barazi në vendimmarrje për vetingun.

Dhe pikërisht këtë favor që ju bë në minutat e fundit, tani po e përdorin si minë me sahat të minutave të fundit kundër reformës. Kjo do ta fusë opozitën në një betejë afatgjatë me Perëndimin, dhe nga kjo betejë ose do ta shpëtojë përfundimisht reforma, duke  ja hequr nga duart e atyre që e mbajnë peng, ose do të presim zgjedhjet që shqiptarët t’ia heqin nga duart këtë bombë, me të cilën kërcënon ata që ja kanë dhënë.

Shpërndaje në: