Si e zbuloi babai përmes fotografisë, kancerin në sytë e djalit 14 muajsh
Owen Scrivens ka zbuluar një formë të kancerit të syrit, vetëm kur vëreu se djali i tij 14 muajsh Jacson nuk kishte “sytë tipik të kuq” në një foto të larë, por i kishte me pika të bardha.
Pas hulumtimeve online anglezi Jaxson e kuptoi se kishte të bënte me një anomali dhe u konsultua me mjekun duke zbuluar se djali i tij kishte një formë tumori në sy.
Retinoblastoma është një rast i rrallë dhe prek zakonisht fëmijët para moshës 5 vjeçare. Reflektimi i bardhë i syve në një foto është shenja më e zakonshme e kësaj sëmundjeje.
Falë zbulimit të hershëm dhe trajtimit në kohë mjektët mundën të reduktonin masën e tumorit duke i shpëtuar shikimin vogëlushit vetëm 14 muajsh.