Si e shkatërrojnë metalet e rënda organizmin dhe çfarë duhet ndërmarrë
Metalet e dëmshme përdoren në industri dhe energji, dhe si grimca të imta të pluhurit industrial arrijnë tokën, lumenjtë, detet dhe liqenet, dhe kështu përfundojnë në ushqimin që hamë.
Metalet e rënda janë të pranishme në natyrë dhe ndahen në ato që janë të nevojshme për funksionimin normal të metabolizmit – bakri, zinku, mangani dhe hekuri dhe ato që janë toksike – plumbi, merkuri, kadmiumi, arseniku, alumini, kallaji, kobalti.
Ato precipitojnë në inde, në sistemin nervor, në trurin ose në kockat ku zakonisht veprojnë zinku, magnezi, bakri, kalciumi ose magnezi.
Atyre ua lehtëson më së shumti rrugën nëse ka mungesë të njërit prej mineraleve ose elementëve të përmendura.
Trupi pastaj intensifikon përfshirjen e metaleve të rënda në qeliza, pasi nuk ka minerale të mjaftueshme në të cilën ato lidhen. Kështu, për vite me radhë, metalet e rënda grumbullohen në trup, transmeton KosovaPress.
Simptomat e shpeshta të sasive të tepruara të metaleve të rënda të pranishme në trup janë: depresioni, tensioni, nervozizmi, migrena, inflamacioni i muskujve dhe nyjave, si dhe ekzema.
Zhiva dhe alumini, kryesisht grumbullohen në tru dhe sistemin nervor, dhe këto janë pikërisht vendet për krijimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson.
Më së shumti akumulohen plumbi dhe kadmiumi në mëlçi dhe veshka. Kur një sasi e madhe e substancave të dëmshme mblidhen, ato pengojnë metabolizmin e përgjithshëm dhe ai bëhet më i ngadalshëm.
Çfarë duhet të bëni?
Autorët e librit “Mineralet” dr. Ulrich Strunz dhe Andreas Jopp, pohojnë se nuk ka arsye për frikën e tepruar nga substancat e dëmshme: Nuk mund të mbrohemi plotësisht nga 50,000 kimikate shtëpiake dhe 7 deri në 9 milionë komponime kimike nga mjedisi.
Por ju mund të bëni detoksifikim të organizmit. Mineralet dhe elementët gjurmë konkurrojnë me shumë substanca të dëmshme, lidhen me to dhe nxjerrin ato nga organizmi. Ato marrin pjesë në disa qindra enzima detoksifikimi dhe ju mund të përfitoni nga ky sistem i zgjuar duke marrë çdo ditë:
100 – 200 μg selen
15 mg zink
600 mg magnez
1200 mg kalcium