Si e kishte mposhtur Spanja-Shqipërinë 9 me 0 para 12 mijë tifozëve (Video)
Spanja luan sonte kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por, ja çka iu kishte bërë vëllezërve tanë shqiptarë në 19 dhjetorin e ftohtë të vitit 1990.
Në atë kohë, Spanja nuk ishte superfuqia që është sot.
Kombëtarja spanjolle do të përfundonte në vendin e tretë, pas tre fitoreve dhe katër humbjeve prapa Francës dhe Çekosllovakisë.
Ishte 19 dhjetori i 1990-s, ora 20:30 kur do të fillonte ndeshja katastrofale për futbollin shqiptar në Sevilla të Spanjës.
Të pranishëm ishin 12 mijë e 625 tifozë, pjesa dërrmuese për Spanjën. Refer ishte Alphonse Constantin. Gjithçka dukej normale. Por ja që, rezultati në fund nuk ishte.
Në njëzet minutat e parë, Shqipëria duroi e duroi, por në të njëzet e njëtin nisi ferri.
Guillermo Amor e nisi debaklin me golin e parë, për t’u pasuar nga dy gola prej Munjoz, një goli nga Hierro, një goli nga Bakero dhe katër golave tjerë nga Butraguenjo.
Shqipëria do të pësonte me rezultat 9 me 0.
Ndeshja e dytë mes Spanjës dhe Shqipërisë që pritej të zhvillohej në Tiranë nuk ishte zhvilluar fare. /Periskopi