Si e filluan sherrin tifozët e Feyenoordit me 45 vjeçarin shqiptar: “Pse më shtyve”

Si e filluan sherrin tifozët e Feyenoordit me 45 vjeçarin shqiptar: “Pse më shtyve”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin e përgjakur që ndodhi pasditen e sotme mes tifozëve holandezë të Feyenoord-it dhe shqiptarëve.

Mësohet se njëri prej tifozëve holandezë ka qenë i pirë dhe është rrëzuar nga karrigia. Ai ka fajësuar një shqiptar se e ka shtyrë dhe aty ka nisur më pas sherri i cili ka sjellë plagosjen rëndë të 45-vjeçarit shqiptar me iniciale A.G.

Ky i fundit është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës ndërkohë që policia ka shoqëruar 8 tifozët holandezë që u përfshinë në sherr.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G, 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në: