Si e ëma, si e bija, Taynën dhe nënën e saj vështirë t’i dalloni
Tayna duket se bukurinë e saj e ka të trashëguar pikërisht nga e ëma e saj.
Reperja nga Prizreni jo rrallë herë publikon fotografi përkrahë nënës së saj dhe këtë e ka bërë edhe së fundi, shkruan Indeksonline.
Tayna në foto e publikuar shihet me të ëmën bukuroshes teksa i ka bërë edhe një dedikim.
“Nëna ime, gruaja më e bukur në planet”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e imazhit.
Ndërsa, kujtojmë që projekti i fundit i Taynas është ‘Sicko’ që u mirëprit nga adhuruesit e saj dhe deri më tani ka arritur mbi 7 milionë klikime.